Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Aktivitetet tradicionale si thurja dhe kopshtaria përmirësojnë shëndetin mendor

Shëndeti  |  21.04.2025 Ora 15:12   
Aktivitete të njohura shpesh si “hobet e gjysheve” – si thurja me shtiza, kopshtaria, pjekja e ëmbëlsirave apo qëndisja – po vlerësohen gjithnjë e më shumë nga ekspertët si mënyra shumë të dobishme për përmirësimin e shëndetit mendor.

Këto aktivitete të qeta dhe të përsëritura ndihmojnë në uljen e stresit, përmirësojnë përqendrimin dhe japin një ndjesi qëllimi e kënaqësie.

Pavarësisht se tradicionalisht janë shoqëruar me njerëzit e moshuar, sidomos me gjyshet, këto hobi po fiton popullaritet edhe tek të rinjtë, duke treguar përfitime të dukshme për mirëqenien mendore.

Studimet tregojnë se angazhimi në këto lloj aktivitetesh çon në përmirësim të humorit, ulje të ankthit dhe madje mund të ndihmojë në parandalimin e rënies së funksioneve njohëse me kalimin e moshës.

Ndjenja e përmbushjes që vjen nga krijimi i diçkaje me duart e tua, qoftë një shall i ngrohtë apo një ëmbëlsirë e përgatitur me kujdes, ka ndikim pozitiv në vetëbesim dhe stabilitet emocional.

Në një botë gjithnjë e më të shpejtë e të dixhitalizuar, kthimi te aktivitetet e thjeshta e të qeta të së kaluarës duket se ofron një formë moderne meditimi me përfitime të shumta për trupin dhe mendjen
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing