Këngëtarja me famë botërore, Jennifer Lopez, ka anuluar turneun "This is me.. Live". Kjo për shkak se do që të qëndrojë me fëmijët e familjen, shkruan New York Times.
Kompania "Live Nation" ka deklaruar se të gjithë ata që kanë blerë biletat do të rimbursohen.
Lopez ka thënë se ky vendim nuk ishte i lehtë, ndërkohë që Variety ka shkruar se kjo ka ndodhur për shkak të shitjes së paktë të biletave.
Ndërkohë Lopez ka qenë në kryetitujt e mediave botërore bashkë me burrin e saj, aktorin, Ben Affleck, pasi është raportuar se po kalojnë kohë të ndarë për shkak të disa problemeve martesore.
Pavarësisht thashethemeve, çifti është parë disa herë bashkë nëpër ngjarje shkollore të fëmijëve të tyre, ndërkohë që janë parë edhe veç e veç me unazat e martesës.