Këngëtarja me famë botërore, me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, ka bërë thirrje për ndaljen e luftimeve në Gaza.
“Djegia e fëmijëve të gjallë nuk do të mund të justifikohet kurrë. E gjithë bota po mobilizohet të ndalet gjenocidi i Izraelit. Ju lutem tregoni solidaritetin tuaj me Gazën. Të gjithë sytë kah Rafah”, ka shkruar në InstaStory Lipa.
Ky postim i këngëtares vjen pasi Izraeli intensifikoi sulmet në Gaza.
Në tetor të vitit të kaluar, Lipa ishte një nga artistët që firmosi një letër publike drejtuar presidentit të Shteteve te Bashkuara, Joe Biden, ku bëhej thirrje për armëpushim në Gaza.