Këngëtarja Nicki Minaj u kërkoi falje fansave në Manchester të dielën për shtyrjen e një koncerti në Britani të Madhe pasi u ndalua nga autoritetet holandeze me akuzat për posedim të narkotikëve.
“Ju dua dhe më vjen shumë keq që ndodhi sonte”, tha Minaj në një video të postuar në rrjetet sociale.
Minaj më herët kishte zbuluar emrin e hotelit të saj në Manchester në një postim në X, dhe kishte ftuar fansat ta shihnin. “Unë po shkoj në ballkon, kështu që nëse jeni jashtë do të mund t'ju shoh dhe mund të zbres poshtë. Unë do të jem atje për rreth një orë”, tha ajo.
Megjithëse Minaj u lirua nga paraburgimi nga policia të shtunën në mbrëmje, koncerti i caktuar për t'u mbajtur në Manchester në të njëjtën natë, nuk mundi të vazhdonte.
Në një deklaratë organizatorët e koncertit Live Nation dhe Co-op Live thanë se ishin “thellësisht të zhgënjyer” nga shqetësimi i shkaktuar.
Në një video të kapur në Instagram Live të artistes hip-hop – e cila më vonë u shpërnda në internet nga llogari të ndryshme të mediave sociale – Minaj dëgjohet duke folur me policinë në aeroportin Schiphol të Amsterdamit teksa mbante telefonin e saj me kamerë.
Minaj përmend “para që gjetën”, dhe më pas shihet duke u nxjerrë nga automjeti i saj dhe i kërkohet të hipë në një furgon policie. Kur ajo e pyet pse i thanë të hipte në furgon, një zyrtar e informon atë se është “nën arrest”, duke shtuar më vonë për “posedim droge". Minaj përgjigjet: “Unë nuk mbaj drogë”.
Minaj kërkon vazhdimisht adresën e komisariatit dhe të ketë një avokat prezent gjatë gjithë klipit, ndërsa policia i kërkon të ndalojë xhirimet.
Në këtë video nga Instagram Live e Nicki Minaj, ajo nxirret nga automjeti i saj nga policia në aeroport.
CNN kontaktoi autoritetet e Amsterdamit me emrin e Minaj, Onika Tanya Maraj-Petty, policia ushtarake e Holandës, e njohur si Marechaussee Mbretërore e Holandës, tha se arrestoi një grua 41-vjeçare amerikane me “drogë të lehta” në Schiphol.
Më vonë të shtunën, Marechaussee Mbretërore e Holandës tha se gruaja e ndaluar në paraburgimin e tyre “me dyshimin për eksportimin e drogave të lehta është liruar”.