Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nicki Minaj ndalohet në Amsterdam për drogë, i dështon koncerti në Manchester

Muzikë  |  27.05.2024 Ora 9:43   
Koncerti i reperes së famshme Nicki Minaj në Manchester, i paraparë të mbahej të shtunën, është shtyrë për një datë tjetër, pasi të shtunën ajo u ndalua në aeroportin e Amsterdamit nën dyshim për “posedim të drogave të lehta”, raporton “The Guardian”. 

Adhuruesit ishin lejuar të futeshin në arenën në Manchester për koncert, ani pse ylli i muzikës ishte ndaluar nga policia holandeze. 
Reperja u ndalua ndërsa po udhëtonte nga Amsterdami për në Manchester për turneun e saj “Pink Friday 2”. 

Ajo më vonë u lirua, por duhet të paguajë një gjobë që do të përcaktohet nga shërbimi i prokurorit publik, ka njoftuar policia holandeze. 

Në deklaratë të policisë ishte thënë se një 41-vjeçare është arrestuar duke tentuar të marrë droga të lehta nga aeroporti Schiphol i Amsterdamit për në një shtet tjetër.

Rreth orës 21:00 të shtunën, policia holandeze njoftoi se është liruar e dyshuara. 

Por, promotorët e arenës, Live Nation, në një komunikatë thanë se “përkundër përpjekjeve më të mira të Nickit për të arritur në arenë, nuk ishte e mundur”. 

E Minaj në një video në “Instagram Live” ka mohuar se po mbante drogë, por iu tha se duhej të shkonte në stacion të policisë. 
Reperja tha se e ka pyetur policin nëse “është e arrestuar” dhe se polici i tha “po”. 

Në xhirim shihet një burrë duke i thënë asaj se do të marrin një avokat dhe do të shkojnë sa më shpejt të jetë e mundur. 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing