Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Fituesi i Eurovizionit Nemo i bën thirrje Zvicrës që të fusë një gjini të tretë në dokumentet zyrtare

Të Tjera  |  17.05.2024 Ora 16:01   
Fituesi i Eurovision Song Contest, Nemo Mettler i bëri thirrje qeverisë zvicerane të njohë një gjini të tretë në dokumentet zyrtare.

Mettler vuri në dukje se është “absolutisht e papranueshme” që një mundësi e tillë nuk ekziston tashmë në Zvicër, raporton Guardian.

“Duhet të përfaqësohemi edhe në politikë. Është shumë e rëndësishme që njerëzit të ndihen lirë”, tha Mettler, i cili i pyetur pas fitores se me kë do të dëshironte të fliste më parë, pa u menduar, përmendi ministrin zviceran të Drejtësisë Beat Jans.

Të mërkurën, sipas zëdhënësit të tij, ministri i dërgoi Mettlerit një mesazh në të cilin e uroi për fitoren në Eurovizion dhe e ftoi të takoheshin.

18 muaj më parë, qeveria zvicerane hodhi poshtë pikërisht atë propozim, duke deklaruar se modeli i dy gjinive është “i ankoruar fort” në shoqërinë zvicerane.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing