Telefonat e dy prodhuesve dominojnë listën e telefonave më të shitur në tre muajt e parë të këtij viti.
Sipas rezultateve të hulumtimit të kompanisë analitike Counterpoint Research, Apple dhe Samsung dominojnë listën e top-10 smartfonëve më të shitur gjatë tremujorit të parë të 2024-ës.
Telefoni më i shitur në periudhën janar-mars ishte iPhone 15 Pro Max, nga Apple, me 4.4 për qind të tregut.
Pasohet nga iPhone 15 dhe iPhone 15 Pro në vendin e dytë dhe të tretë. iPhone 14, i cili ishte telefoni më i shitur në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ishte në pozitën e katërt për nga shitjet.
Vendin e pestë e zë telefoni i parë që nuk vjen nga oferta e Apple dhe është Galaxy S24 Ultra i Samsung.
Për herë të parë, të gjitha modelet në TOP-10 kanë aftësi 5G.