Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

NASA bie në kontakt me sondën që u zhduk pesë muaj më parë

Teknologji  |  23.04.2024 Ora 13:54   
Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar i njohur si NASA ka rigjetur komunikim me sondën Voyager 1 në hapësirë, pesë muaj pasi kontaktet kishin humbur.

NASA ka njoftuar se ky objekt është lansuar në 1977-n e gjendet 24 miliardë kilometra larg Tokës, e vazhdon të jetë funksional.
Nëpërmjet kësaj sonde bëhet hulumtimi i sferave të panjohura ndëryjore (hapësirë mes yjeve).

Për të marrë një sinjal nga kjo sondë, shkencëtarëve në Tokë i duhen rreth 22 orë pritje. Sinjali erdhi e ekipi i fluturimit e regjistroi dhe e konfirmoi që vinte nga 24 miliardë kilometra larg, duke njoftuar se po vinte nga Voyager 1.

Kjo anije kozmike është në gjendje të mirë dhe pritet t'i bëhen disa ndryshime.

NASA ishte përballur edhe vite më parë me situatën kur një objekt i tillë dilte nga radari i vëzhgimit.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing