Shakira ka dhënë lajmin e madh të një turneu botëror gjatë paraqitjes së saj surprizë në festivalin e Coachella-s.
Këngëtarja kolumbiane befasoi turmën kur u ngjit në skenën e Coachellas gjatë performancës së DJ Bizarrap për të performuar këngën e tyre të re, La Fuerte.
Këngëtarja pikërisht në këtë festival dha lajmin e madh.
“Më në fund, ne do të shkojmë në turne. Duke filluar këtu, këtë nëntor në këtë qytet, mezi pres. Nuk mund të kërkoja më shumë”, potencoi ajo.
Shakira gjithashtu ka lansuar së fundmi albumin e saj më të ri “Las Mujeres Ya No Lloran”.
Ky është albumi i 12-të në studio i këngëtares dhe i pari në shtatë vjet.