Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Inter Miami eliminohet nga Kupa e Kampionëve me një humbje të rëndë, meksikanët e provokojnë Messin

Sport  |  11.04.2024 Ora 9:07   
 Lionel Messi me Inter Miamin ka pësuar disfatë në udhëtim te Monterrey 3:1 të mërkurën pas mesnate dhe u eliminua nga Liga e Kampionëve në Amerikën Qendrore dhe Veriore me rezultat të përgjithshëm 5:2.

Messi u përshëndet nga kjo garë në çerekfinale.

Krejt çka bëri 36-vjeçari në ndeshjen e kthimit ishte asistimi për Diego Gomezin, i cili shënoi golin e nderit për Inter Miamin. Për skuadrën që për president ka David Beckhamin luan edhe Sergio Busquetsi, Jordi Alba e Luis Suarezi. 

Skuadra meksikane, Monterrey, në gjysmëfinale do të luajë kundër Columbus Crewit, ndërsa në gjysmëfinalen tjetër takohen Pachuca dhe Club America.

Monterrey ngacmoi Messin pas ndeshjes, duke shkruar në ‘X’ pas kualifikimit: “Siuuu”, festa e Cristiano Ronaldos.
Kupa e Ligës mbetet trofeu i vetëm i Messit me skuadrën amerikane. 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing