Filmi i shumëpërfolur i regjisorit të mirënjohur, Christopher Nolan, i cili së fundmi u shpërblua me çmime “Oscar” në disa kategori, ka debutuar në Japoni, 8 muaj pas premierës botërore.
Në këtë debutim, filmi grumbulloi 2.5 milionë dollarë në arkat filmike, raporton Variety.
Filmi i bë i pari film amerikan që grumbulloi më së shumti të holla në Japoni gjatë këtij viti duke ia kaluar filmit “Aquaman”, “Lost Kingdom” dhe “Dune: Part II”.
Debutimi në Japoni, i grumbulloi “Oppenheimerit” gjithsej 965.1 milionë dollarë në mbarë botën.
Filmi tregon historinë e krijuesit të dy bombave atomike që u hodhën në Japoni, përkatësisht ne Hiroshima dhe Nagasaki , Robert Oppenheimer, roli i të cilit luhet nga aktori Cillian Murphy.
Filmi tjetër i Nolanit, “Inception”, ishte filmi i tij me më së shumti fitime në Japoni, i cili pati fituar 42 milionë dollarë.