Ora verore po vjen.
Nga e diela e 31 marsit, ora do të shkojë përpara me 60 minuta. Thënë ndryshe, ky është ai ndryshimi kur do të flini një orë më pak.
Ndryshimi i orës bëhet në orën 2 të mëngjesit të së dielës dhe telefonat e pajisjet inteligjente e ndryshojnë automatikisht.
Ndryshimi i radhës do të ndodhë në 27 tetor.
Deri atëherë do duhet të rimësojmë trurin dhe trupin për t`u përshtatur me orën e re.
Ndryshimi i orës shkakton disa shqetësime, të lidhura me ndryshimin e ritmeve cirkadiane. E mira këtë vit është që ndryshimi ndodh në natë Pashkësh. Kështu edhe e hëna është pushim dhe ka më tepër kohë për ta marrë veten.