Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Filmi “Dear You” nxit debat për gjuhën dhe identitetin në Singapor

Film  |  26.06.2026 Ora 8:20   

Filmi Dear You është bërë një nga surprizat më të mëdha të verës në box office në China, duke gjeneruar njëkohësisht debat kulturor në Singapore.

Filmi është xhiruar kryesisht në gjuhën Teochew, një dialekt tradicional nga rajoni Chaoshan në Kinë, i cili ende flitet nga disa komunitete në Azinë Juglindore. Megjithatë, në Singapor, shumica e shfaqjeve janë bërë me version të dubuar në Mandarin, çka ka shkaktuar reagime nga publiku.

Shumë qytetarë kanë kërkuar që filmi të shfaqet në versionin origjinal, duke e parë si një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe identitetit.

Autoritetet në Singapor kanë deklaruar se po shqyrtojnë një qasje më fleksibile ndaj shfaqjes së filmave në dialekte, pas reagimeve të shumta publike.

Debati ka rikthyer në vëmendje edhe rënien e përdorimit të dialekteve tradicionale në vend gjatë dekadave të fundit, si pasojë e politikave gjuhësore dhe kalimit drejt Mandarinës dhe anglishtes.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing