Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

​Lily Allen – fëmijët ma shkatërruan karrierën!

Muzikë  |  13.03.2024 Ora 12:24   
Këngëtarja britanike e pop-it, Lily Allen, ka thënë se fëmijët ia kanë shkatërruar totalisht karrierën e saj.

Kur u pyet në podkastin e Radio Times nëse duhej të rimendonte strategjinë e saj të karrierës pasi kishte fëmijë, Allen u përgjigj: "Unë kurrë nuk kam një strategji kur bëhet fjalë për karrierën, por po, fëmijët e mi e shkatërruan karrierën time".

“Dua të them që i dua dhe më kompletojnë, por për sa i përket yjeve të pop-it, e shkatërroi plotësisht atë”, tha Allen me shaka gjatë intervistës, e cila u publikua të martën.

“Me të vërtetë më bezdis kur njerëzit thonë se mund t’i kesh të gjitha, sepse, sinqerisht, nuk mundesh”, shtoi këngëtarja. "Disa njerëz zgjedhin karrierën e tyre mbi fëmijët e tyre dhe kjo është prerogativa e tyre."

Allen, 38 vjeç, tha se zgjodhi të tërhiqej nga karriera e saj dhe të fokusohej në rritjen e dy vajzave, të cilat i ndan me ish-bashkëshortin Sam Cooper, sepse prindërit e saj "mungonin mjaft" kur ajo ishte fëmijë.

Allen aktualisht jeton në Neë York City me vajzat dhe bashkëshortin e saj, yllin e "Stranger Things", David Harbour, me të cilin u martua në vitin 2020.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing