Madonna pati një moment të sikletshëm në skenë gjatë koncertit të saj në Seattle. Teksa performonte hitet e saj, në kuadër të turneut ‘Celebration’, Madonna u rrëzua nga karrigia.
Mbretëresha e popit po këndonte ‘Open your Heart’ ndërsa një nga kërcimtarët e saj tërhoqi karrigen ku ajo ishte ulur gjatë shfaqjes së saj.
Balerini humbi ekuilibrin dhe u rrëzua, duke bërë që Madonna të binte me të. Megjithatë, ajo vazhdoi performancën nga skena duke u kthyer me shpinë. Një balerin tjetër e ndihmoi të ngrihej dhe ajo vazhdoi me një buzëqeshje në fytyrë,
Siç doli, rënia e saj ishte pa pasoja dhe ajo sapo u rikthye në karrige, ajo i tha audiencës së saj: “Drit, i harrova fjalët”.