Ylli televiziv, Kourtney Kardashian dhe burri i saj Travis Barker kanë ndarë për herë të parë disa fotografi me djalin e tyre Rocky, në rrjetin social Instagram, raporton Yahoo.
Dy muaj pas lindjes, Kortney ka ndarë me fansat disa momente familjare me beben.
Fotografitë tregojnë të voglin të veshur me rroba bebesh të zeza, që përputhen me ato të mamasë dhe babait të tij. Një foto tregon Kourtneyn me një triko të zezë, duke e ushqyer me gji djalin.
Një tjetër tregon Travisin duke puthur mjekrën e Rockyt, e ndjekur nga një fotografi tjetër e vogëlushit i cili është i mbështetur në gjoksin e babait të tij.
Fotografitë e publikuara morën shumë komente pozitive nga njerëzit që i ndjekin ata në rrjete sociale.
“Ky është momenti që kam pritur...”, ka shkruar njëri nga komentuesit.