Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nis numërimi mbrapsht, lista e garuesve në Festivalin 62 të Këngës në RTSH

Muzikë  |  12.12.2023 Ora 17:04   
Pas një pune kolosale, Festivali 62 i Këngës në RTSH do të zhvillohet për 4 net radhazi si eventi muzikor kombëtar më i rëndësishëm.

FEST 62 do të zhvillohet në datat 19, 20, 21 dhe 22, kur pritet nata e finales së madhe.
Artistë të njohur të muzikës shqiptare, të rinj dhe grupe alternative do të ngjiten në skenë për të dhuruar net plot emocione, muzikë dhe spektakël.

Më poshtë gjeni listën e garueve sipas netëve të Festivalit.






Festivali i Këngës në RTSH e nisi rrugëtimin e tij në vitin 1962 në sallën e Institutit të Lartë të Arteve dhe deri në vitin 1971 u transmetua fillimisht vetëm në valët e Radio Tiranës, ndaj është cilësuar në ato vite si Festivali i Këngës në Radio. Ishte edicioni i X-të i këtij spektakli ai që do të transmetohej për herë të parë në ekranin e Televizionit Shqiptar. Duke nisur që nga ky moment ai do të njihej nga gjithë si transmetimi me ngjyra i “Festivalit të Këngës” në RTSH ndërsa shënimet e kohës të dokumentuara në bobinat e Festivalit të Këngës na tregojnë një tjetër datë, vitin 1982.

Regjisorë, kompozitorë, këngëtarë, poetë, dirigjentë, instrumentistë dhe artistë e kanë ngritur ndër vite në piedestal këtë event të muzikës shqiptare.

Festivali dhe Eurovizioni

Shqipëria mori pjesë për herë të parë në “Eurovision” në vitin 2004 me këngëtaren Anjeza Shahini e cila u shpall fituese e Festivalit të 42-të të Këngës në RTSH. Tashmë përfaqësimi i vendit tonë në “Eurovision” është kthyer në një traditë të eventit muzikor më të rëndësishëm në Shqipëri.

Tema

Edicioni i 62-të i Festivalit do të ketë temën “Fjala dhe Muzika” duke vendosur theks të veçantë në cilësinë e këngëve jo vetëm si vijë melodike por dhe tek tekstet që transmetojnë këtë vijë melodike. Do të jenë 11 Anëtarë Jurie ku dy prej tyre do të jenë specifikisht për pjesën e “Fjalës”.

Gjethja e Logos së FEST 62, simbolizon një kauzë e cila mbrohet për herë të parë nga një event i tillë.
Ky Festival këtë vit ka vendosur të mbrojë një Kauzë shumë të rëndësishme që është Raise Awarenes for Climate Change (Rittja e Ndërgjegjësimit Publik për Ndryshimin Klimaterik).

Nuk pretendojmë se do të ndryshojmë as Botën dhe as Shqipërinë me këtë “hap” por shpresojmë të ndërgjegjësojmë njerëzit sadopak nëpërmjet këtij eventi që të kujdesen për vendin e tyre. Këtë vit të gjithë ne kemi përjetuar dhe dëshmuar tërmete, përmbytje, stuhi ekstreme, ngrohje ekstreme, etj. Dhe mendojmë se ka ardhur momenti që evente të tilla të përdoren për shikueshmërinë që kanë që të mund të impaktojnë sadopak ndryshimet që duhet të fillojmë të ndërmarrim për të ruajtur vendin tonë si fillim por dhe Planetin.

Organizimi gjithëpërfshirës i Edicionit të 62-të ka brenda organi gramës së tij profesionistë të të gjithë brezave me shumë Festivale mbi shpatulla. Gjithashtu këtë vit, për herë të parë, Stafi Organizativ ka organizuar Fokus Grupe të grup moshave të ndryshme, për të dëgjuar fjalën dhe mendimet e publikut.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing