Këngëtarja me famë botërore, Britney Spears ka thënë se po e jeton jetën disi ndryshe tani që është “single”, raporton People.
Ylli i muzikës pop, ka ndarë një fotografi në rrjetin social Instagram gjatë së dielës, ku shihet një murgeshë duke pirë një filxhan çaj.
Përmes këtij postimi ajo ka treguar se është duke reflektuar mbi faktin se po jeton pa qenë në një lidhje.
“Është shumë e çuditshme të jesh një grua ‘single’. Lehte manipulohem. Por definitivisht do t’i ndryshoj këto fakte. Do të gjej kohë patjetër që të ri-ngris veten dhe të them ‘a është kjo e mirë për mua???’”, ka shkruar Spears.
Ajo ndër të tjera ka thënë se i pëlqen rutina që bën dhe zakonisht bën të njëjtat gjërat çdo ditë, duke shtuar se ajo po ndihet e frikësuar nga shumë gjëra.
Ylli gjithashtu ka shkruar se shumë njerëz i kanë ndërhyrë me mënyrën se si ajo jeton.
“Por të di që është në rregull të jem vetjake ne jetën time është e mahnitshme”, ka shkruar ndër të tjera këngëtarja.
Spears u nda nga ish-burri i saj Sam Asghari pas 14 muajsh martesë dhe një burim i afërt i kishte thënë revistës “People” se pavarësisht se çfarë po ndodh, Britney po qëndron në humor të mirë.
Muajin a kaluar u raportua se memoari i Spears, “The Woman in Me” është libri më i shitur duke arritur në një milion kopje të shitura vetëm gjatë javës së parë.