Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shumë kompani ndërpresin bashkëpunimin me P.Diddy

Muzikë  |  11.12.2023 Ora 14:41   
Kohët e fundit shumë kompani janë distancuar dhe kanë ndërprerë bashkëpunimin me brendin e marketingut online “Empower Global”, që është në pronësi të reperit të famshëm Sean Diddy Combs, P.Diddyt, raporton FemaleFirst.

Annette Njau, themeluese e kompanisë së çantave, veshjeve dhe syzeve “House of Takura”, tha për revistën “Rolling Stone” se këtë vendim e mori që kur ish e dashura e P.Diddyt, Cassi ngriti padinë.

“Ne i marrim shumë seriozisht akuzat kundër Combs dhe sjelljen e tillë e konsiderojmë të neveritshme dhe të pa-tolerueshme. Ne besojmë në të drejtat e viktimave, dhe mbështesim viktimat në thënien e së vërtetës së tyre, madje edhe kundër njerëzve të fuqishëm”, ka thënë Njau.

Marka luksoze e kujdesit të lëkurës “Tsuri” ndjeu se ishte e rëndësishme të kërkonin pa mëdyshje të përfundonin partneritetin e tyre me “Empower Global”.

“Si një kompani në pronësi të grave dhe që udhëhiqet nga ato, ne nuk duam të ‘zvarritemi’ në një zonë ‘ngjyrë hiri’ për keqtrajtimin e grave”, ka thënë themeluesja e kompanisë, Ashli Goudelock.

Firmat e veshjeve të brendshme “Nuudii System” dhe” No One Clothiers” i dhanë fund bashkëpunimeve të tyre kur morën vesh për akuzat.

“Edhe pse ky vendim ishte i vështirë për shkak të nderimit që mbanim dikur për zotin Combs si udhëheqës në biznes dhe argëtim, ishte qartësisht zgjedhja e duhur. Marka jonë bazohet në besimin se çdo individ është i rëndësishëm dhe i denjë për respekt, pavarësisht gjinisë, etnisë, moshës, etj. Akuzat kundër zotit Combs janë në konflikt të drejtpërdrejtë me këto bindje. Nga ana tjetër, ndienim një domosdoshmëri morale për t'i dhënë fund marrëdhënies sonë”, ka thënë Lenard Grier, bashkëthemelues i “No One Clothiers”.

Por një themelues i një tjetër kompanie ka zgjedhur të qëndrojë me platformën në të cilën P.Diddy ka investuar më shumë se 20 milionë dollarë, sepse ata besojnë në vizionin e ish-drejtoreshës, Khadijah Robinson, e cila u largua në muajin shkurt, dhe kishte shpenzuar shumë kohë dhe para duke u përgatitur për nisjen e “Empower Global”.

“Ne ishim të etur për të mbështetur atë që AJO krijoi”, ka thënë në mënyrë anonime biznesmeni.

Nga mbi 160 brende të cilat ishin anëtare në webfaqe të cilat paguajnë një tarifë mujore abonimi prej 35 dollarë dhe dorëzojnë një përqindje të shitjeve tek “Empower Global” që u kontaktuan nga mediat, pesë nga ta thanë se po mbikëqyrnin situatën përpara se të merrnin një vendim, ndërsa nëntë nuk kishin plane të forta për t'u larguar.

Kjo po ndodh për shkak të katër padive që mori reperi nga katër gra për ngacmim seksual, përdhunim, trafikim, e drogim të tyre.
E para që ngriti padi ishte ish e dashura e tij me të cilën pati një lidhje 10 vjeçare, Cassandra Ventura e njohur si Cassie, dhe u pasua nga tri padi të tjera nga të tjera femra që patën akuza të ngjashme.

Kurse P.Diddy i ka mohuar me forcë akuzat nga të katër gratë, megjithëse ai arriti një marrëveshje private me Cassien një ditë pasi ajo ngriti padinë e saj, kushtet e të cilës janë private dhe ai ka këmbëngulur se nuk do të thotë në asnjë mënyrë se e pranon fajin.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing