Sot është një ditë e veçantë për shqiptarët kudo në botë, pasi po shënohet 111 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.
Emra të njohur kanë bërë urimet e tyre të veçanta duke shfrytëzuar rrjetet sociale, dhe njëjtë ka vepruar edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha.
Këngëtarja ka publikuar pamje nga festa e bashkatdhetarëve në Amerikë, të cilët dolën rrugëve të qyteteve duke bërë parada me flamurin kuq e zi.
Pamjet që Bebe ndau me fansat në Instagram, i shoqëroi me këngën “Mora fjalë” të interpretuar nga këngëtarja Shkurte Fejza.
“Urime 28 Nëntori”, ka shkruar Bebe në urimin e saj.
Ndryshe, kujtojmë që artistja me prejardhje nga Dibra po vazhdon të shënojë suksese në arenën ndërkombëtare të muzikës.