Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka organizuar një darkë me ardhjen e Rita Orës në Prishtinë për nder të Ditës së Flamurit.
Ajo mblodhi në një vend këngëtarë, aktorë e shumë figura të tjerë të famshme.
E pranishme ishte edhe artistja e njohur, Dafina Zeqiri, e cila nuk mungoi me disa fotografi nga vendi i ngjarjes.
E njëjta pozon krah Ritës si dhe sjell një imazh me motrën e saj, Elena Orën, e cila njëherësh njihet si menaxhere e këngëtares së famshme.
“Jam shumë falënderuese për darkën e organizuar nga presidentja”, shtoi mes tjerash 34 vjeçarja.
Të tjerë në darkë ishin: Ylli Limani, Edona Reshitaj, Kaltrina Krasniqi, Blerta Basholli, Majlinda Kelmendi, Valdrin Sahiti etj.
Ritës iu dorëzua edhe ‘Çelësi i Qytetit’ nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama