Rita Ora dukej ‘e zjarrtë’ kur u ngjit në skenë në mbrëmjen bamirëse të “Global’s Make Some Noise” në Hotelin “Londoner” në Leicester Square të martën.
Ylli shqiptaro-britanik i muzikës pop, 32 vjeçe, tregoi figurën e saj spektakolare trupore ndërsa veshi një fund të çuditshëm me pupla të kuqe, të cilin e kombinoi me një triko të zezë të veshur në pjesën e sipërme.
Rita defiloi përpara publikut të yjeve e veshur me një palë çizme të kuqe të gjata deri në gjunjë për një performancë të jashtëzakonshme, shkruan
DailyMail.
Bukuroshja i mblodhi flokët e saj të ndritshëm ngjyrë karamel prapa, ndërsa një palë vathë të mëdhenj i rrethonin fytyrën e saj të bukur.
Asaj iu bashkuan në skenë një grup balerinash, të cilat vallëzonin gjatë kohës që Rita këndoi një përzgjedhje nga hitet e saj të famshme.
Mbrëmja gala mblodhi para për organizatën bamirëse “Global’s Make Some Noise” për të ndihmuar fëmijët, të rinjtë dhe familjet e tyre të disavantazhuara në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Pas spektaklit, Rita dha një pasqyrë të pushimeve të saj të fundit në Skoci me burrin e saj, regjisorin Taika Waititi, në një postim në Instagram të enjten.
Ajo ndau me ndjekësit fotografi nga vende të ndryshme turistike dhe peizazhe mahnitëse të natyrës.
Në një prej fotografive ajo qëndron në mes të rrugës, e rrethuar nga terren i egër me male në distancë.
Rita gjithashtu publikoi një video të saj së bashku me partnerin e saj, regjisorin Taika, 48 vjeç, teksa shijonin kohën së bashku.
Çifti raportohet të kenë shpenzuar rreth pesë milionë funte në një vilë të re në Zelandën e Re, sipas tabloidit britanik
The Sun.
Prona e madhe ka katër dhoma gjumi, një pishinë, verandë, kopshte private, garazh të madh dhe pamje të mahnitëse nga gjiri detar.