Taylor Swift ka thyer një rekord pwr Grammy me nominimin e saj të fundit për këngën e vitit.
Swifti është kompozitorja e parë që ka shënuar shtatë nominime në kwtw kategori - duke mposhtur Sir Paul McCartney dhe Lionel Richie, të cilët janë të barabartë me nga gjashtë secili.
Ajo është gjithashtu e nominuar në kategorinë e albumit të vitit së bashku me Olivia Rodrigo, Miley Cyrus dhe SZA.
Të tjerë të nominuar për këngën e vitit përfshijnë Lana Del Rey dhe Dua Lipa, raportoi BBC.
Ishte më e vështirë për artistët që të futeshin në listën e ngushtë të Grammyt këtë vit për shkak të rregullave të reja.
Organizatorët kanë ulur numrin e nominimeve në secilën kategori nga 10 në tetë.
Çmimet Grammy këtë vit do të zhvillohen më 4 shkurt në Los Angeles.