Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Taylor Swift dhe partneri i ri shfaqen publikisht duke shkëmbyer puthje

Muzikë  |  12.11.2023 Ora 18:20   
Taylor Swift festoi një shfaqje të suksesshme të “Eras Tour” në Buenos Aires, Argjentinë, duke e përmbyllur me një moment romantik me partnerin e saj të ri, Travis Kelce.

Kelce – i cili sapo kishte parë koncertin së bashku me babanë e Swiftit, ishte duke pritur për autoren e “Anti-Hero” në prapaskenë në Estadio Monumental.

Biondja ua bëri me dorë fansave teksa doli nga skena në drejtim të të dashurit për t’i dhënë një përqafim e disa puthje.
Duartrokitjet vazhduan pasi fansat panë momentin live të 33 vjeçares me yllin 34 vjeçar.

Kelce shikoi shfaqjen nga një pjesë VIP me babanë e saj, Scott, Sabrina Carpenter dhe yllin e TikTok, Chris Olsen.
Ylli i popit ka marrë pjesë në disa nga lojërat e tij të futbollit në të gjithë SHBA-në dhe dyshja madje shkuan në New York së bashku në tetor për të bërë paraqitje surprizë në “Saturday Night Live”.



Swift gjithashtu fluturoi në Kansas City për të qenë me të dashurin e saj për ditëlindjen e tij muajin e kaluar.

“Unë mendoj se ata janë një çift i mrekullueshëm”, tha babai i Kelces, Ed, për Entertainment Tonight së fundmi.
“Ata janë dy njerëz të mrekullueshëm dhe po shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit dhe po e mbështesin njëri-tjetrin”.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing