Këngëtarja Kylie Minogue po i kushton shumë rëndësi paraqitjes që do të ketë për disa net më radhë në Voltaire të Las Vegasit. Ajo është duke i kushtuar kujdes të veçantë telave të zërit, raporton Female First.
Ylli pasi ka dëgjuar nga kolegët e saj së këndimi në shkretëtirë nuk është fare i lehtë, është përkushtuar që të mos i dëmtohen telat e zërit dhe po përdorë pajisje për lagështimin e ajrit.
“Kam dëgjuar nga kolegët se duhet të jem shumë e kujdesshme për shkak të llojit të klimës që mund të jetë e vështirë për t’u menaxhuar”, ka thënë ajo.
Ndryshe nga divat e tjera, 55-vjeçarja hekuros dhe e bën gati vet gardërobën e saj për shfaqje.
Ajo gjithashtu ka treguar se edhe fshin dyshemetë me fshesë elektrike duke cekur se mbetet gjithmonë e fundit pasi që ka shumë dëshirë që e gjithë hapësira të jetë e rregulluar.