Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Celine Dion shfaqet në publik pas tre vjetësh

Muzikë  |  02.11.2023 Ora 19:02   
Këngëtarja Celine Dion është shfaqur në publik për herë të parë pas tri vjetësh pasi u diagnostikua me sindormën e personit të ngurtë.

Ajo ka marrë pjesë në lojën NHL në Las Vegas ku ka shkuar për ta mbështetur ekipin e vendasve të saj “Montreal Canadians”. Ajo ishte e shoqëruar nga tre djemtë e saj.

Ajo gjithashtu foli edhe me anëtarët e ekipit duke ju dhënë këshilla rreth shëndetit.
Ekipi ndau fotografi në Instagram pas takimit me Dion gjatë së martës.

“Zot, na ka munguar shumë. Kënaqësi që po të shohim sërish mbretëreshë!” ka shkruar një fans.
Fituesja e 5 çmimeve Grammy u shfaq për herë të parë në publik pasi në vitin 2022 deklaroi se ishte sëmurë me sindromën e personit të ngurtë.

“Siç e dini, unë kam qenë gjithmonë si një libër i hapur. Dhe nuk isha gati të thosha asgjë më parë. Por jam gati tani... Kam kohë që merrem me problemet rreth shëndetit tim dhe ka qenë vërtet e vështirë për mua të përballoj këto sfida dhe të flas për gjithçka që kam kaluar”, ka thënë Dion në videon e publikuar nga vet ajo më 8 dhjetor 2022.

Si rezultat turneu i saj që ishte paraparë për vitin 2023 është shtyrë për vitin 2024.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing