Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Adele ndërpreu koncertin kur kuptoi për vdekjen e aktorit, Matthew Perry

Muzikë  |  29.10.2023 Ora 20:58   
Këngëtarja e njohur Adele ndaloi performancën e saj në Las Vegas për të nderuar aktorin e ndjerë Matthew Perry me fjalë prekëse dhe emocionuese.

Kantautorja ishte në skenë pak pasi u publikua lajmi se aktori i njohur për rolin e Chandler në serialin “Friends” u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Anxhelos.

Sapo e mori vesh Adele, ajo ndaloi performancën e saj në Coliseum në Las Vegas dhe njoftoi lajmin e hidhur për të gjithë të pranishmit.

“Është gjithmonë një tronditje, veçanërisht kur dikush që të bëri të buzëqeshësh dhe të solli kaq shumë gëzim në jetën tënde, vdes. Kjo është ajo që është aq e çuditshme për mua edhe pse nuk e kam takuar kurrë në jetën time”, u tha ajo fansave. “Do ta kujtoj atë personazh gjatë gjithë jetës sime. Ai është ndoshta personazhi më i mirë komik i të gjitha kohërave”, shtoi ajo, duke iu referuar rolit të tij të parë si Chandler.

Pas një fjalimi të shkurtër ajo ka kënduar hitin “When Were Young”, të cilin ia ka kushtuar aktorit të ndjerë.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing