Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Britney Spears lavdëron ish-bashkëshortin

Muzikë  |  25.10.2023 Ora 20:30   
Britney Spears ka publikuar librin e ri, në të cilin ka shkruar shumë fjalë të mira për ish-bashkëshortin e saj, Asghari, duke e vlerësuar lart atë. Libri doli në shitje të martën.

Revista “Marie Clair” ka shkruar se Spears dorëzoi draftin përfundimtar të librit para se të ndahej nga Asghari.
"E dija që e doja në jetën time menjëherë. Kimia jonë në fillim ishte e çmendur. Nuk mund t'i mbanim duart larg njëri-tjetrit", shkruhet në fragmentet e librit që i publikoi “Page Six”.

Spears gjithashtu nga fundi i librit ka shkruar se sa shumë e admironte mënyrën e jetesës së Asgharit.
"Kam një vlerësim se sa i qëndrueshëm është ai. Më pëlqen që ai as nuk pi”, tha Spears.

Në kontrast me këtë, ylli muzikor e fillon librin duke kujtuar se si kalonte shumë kohë jashtë, kur ishte fëmijë, për t'u larguar nga zënkat e vazhdueshme të prindërve të saj. Ajo iu referua babait të saj, Jamie Spears, si një alkoolist.

Gjatë gushtit TMZ raportoi për divorcin e Spearsit me Asgharin, duke shkruar se kjo ndodhi për shkak të një tradhtie nga këngëtarja.
Ndërkohë Spears më parë ka thënë në një post në Instagram se do ta bëjë edhe vëllimin e dytë të librit. Postimin e fshiu më pas nga rrjeti social.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing