Bashkëshortja e yllit të muzikës, Justin Bieber, Hailey, ka thënë së ajo vishet krejtësisht ndryshe nga bashkëshorti i saj për shkak se ata bëhen gati në kohë të ndryshme dhe se nuk bëjnë plane se çfarë do të veshin.
Ajo ka folur për revistën GQ duke shpjeguar rastet kur ata kishin veshje krejt të kundërta me njëri-tjetrin. Këto raste janë përfolur shumë nga fansat dhe mediat.
Revista GQ ka shkruar se ata duken sikur po vijnë nga dy planetë të ndryshëm.
“Më duket për të qeshur pasi që shumë njerëz flasin për këtë”, ka thënë Hailey.
Ylli ka shpjeguar se bashkëshorti i saj bëhet gati i pari dhe kjo është ajo që bën që veshjet e tyre të jenë krejtësisht ndryshe.
"Ai mund të dojë të veshë tuta për darkë dhe unë mund të dua të veshë një fustan vetëm sepse kështu ndihem. Ne nuk mund të ulemi dhe të themi 'kështu që unë do ta vesh këtë dhe ti do ta veshësh këtë'", ka thënë Hailey.
Ajo kohët e fundit është shfaqur në një ngjarje e veshur me një fustan të kuq glamuroz nga Ermanno Scervino, me një çantë dhe taka, ndërsa Justin ishte veshur me veshje sportive ngjyrë hiri dhe të mbathura me ngjyrë të verdhë.
Këtë ngjarje e komentoi një nga shoqet e Haileyt, Kelia Moniz.
"Nuk ishte dita e Justinit. Ishte dita e Hailey-t. Ai është aty për të mbështetur gruan e tij, pikë. Por gjithashtu, ai ende duket mirë, kështu që ju nuk mund ta urreni atë djalë", ka thënë Moniz.