Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Selena Gomez po reflekton mbi një nga kapitujt më të vështirë të jetës së saj

Muzikë  |  05.10.2023 Ora 9:17   

Aktorja e “Only Murders in the Building”, Selena Gomez, ka treguar se si ajo kapërceu një periudhë të vështirë në jetën e saj.

Në numrin e fundit të “Fast Company”, themeluesja 31-vjeçare e “Rare Beauty” shpjegon se si ndarja e saj me Justin Bieber dhe diagnostikimi si bipolare çoi në marrjen e një pushimi të zgjatur nga rrjetet sociale.

"Sapo më ishte thyer zemra. Nuk kisha nevojë të shihja se çfarë po bënin të gjithë," ka thënë për revistën këngëtarja e hitit "Single Soon".

Ajo shpjegoi se kishte momente që nuk ndihej mirë për dukjen që kishte, shkaku i gjërave që shihte në Instagram.

“Uau, do të doja që trupi im të dukej kështu", ka treguar Gomez se i shkonte në mend sa herë që e shihte dikë të bukur në “Instagram”.

Në vitin 2018, Gomez dhe Bieber i dhanë fund lidhjes së tyre të gjatë. Rreth së njëjtës kohë, këngëtarja e hitit "Lose You to Love Me" u diagnostikua me çrregullim bipolar. Sot, Bieber është i martuar me Haileyn dhe Gomez ka konfirmuar se ajo është beqare.

Në vitin 2020, Gomez ndau lajmin për diagnozën e saj si bipolare, për herë të parë gjatë një bisede me yllin Miley Cyrus . Ajo tha se doli publikisht për t’i frymëzuar fansat dhe ndjekësit e saj që ishin atje për ta mbështetur.

"Nuk më vinte turp, doja që biseda të përçonte mesazhe shëruese", ka thënë Gomez.

Gomez zbulon se nuk mund ta fshihte më të vërtetën për diagnozën e saj nga frika se mos njerëzit nuk do ta pëlqenin më.

"Kisha një përgjegjësi në një moshë shumë të re, të rinjtë po më shikonin. Nuk e dija kush isha. Duke pasur këtë përgjegjësi do të më bënte të ecja më nëpër vështirësi. Mendova se ndoshta do të ishte e dëmshme t'u tregoja njerëzve se kush jam. Filloi të bëhej një kërcënim që më tmerroi”, ka shpjeguar Gomez frikën e saj.

Sot, ylli konfirmon se ajo nuk është më një "vajzë e trishtuar" dhe po e dëshmon me projektet e saj muzikore të reja.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing