Një seri dokumentarësh të realizuar nga Netflixi premtojnë të sjellin pamje ekskluzive nga bota e yllit britanik të futbollit, David Beckham.
Dokumentari i cili është ndarë në katër pjesë, debuton për shikuesit në platformën e njohur digjitale më 4 tetor. Ai fokusohet në fillimet e karrierës së Beckhamit në futboll e deri tek arritja e majave të suksesit anembanë globit. Po ashtu e shfaq jetën personale të tij, teksa mundohej ta balancojë sportin me jetën bashkëshortore me Victoran dhe katër fëmijët e çiftit.
Regjisori i shpërblyer me “Oscar”, Fisher Stevens, e ka bërë regjinë e këtij projekti dhe thuhet se atij i është dhënë qasje e jashtëzakonshme në jetën e Beckhamit, familjes dhe miqve të tij.