Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Katy Perry fiton 225 milionë dollarë duke shitur pesë albume

Muzikë  |  20.09.2023 Ora 9:41   
Këngëtarja amerikane, Katy Perry, ka fituar rreth 225 milionë dollarë nga shitja e një pakete të të drejtave të saj muzikore te Litmus Music, raportoi të martën BBC-ja.

Shitja, e cila u njoftua të hënën, përfshin pesë albume të Perryt, ku hynë edhe hitet si “Firework”, “Teenage Dream”, “Hot’n’Cold”, “California Gurls” dhe “I Kissed A Girl”.

Kjo po konsiderohet edhe si marrëveshja më e madhe për një artist brenda këtij viti.

Litmus tani zotëron aksionet e Perry-t në regjistrimet kryesore dhe botimet për disqet, që do të thotë se do të mbledhë çdo honorar në të ardhmen që fiton muzika.

Blerja e të drejtave të muzikës është biznes në lulëzim përgjatë dy vjetëve të fundit, me artistë duke përfshirë Bob Dylan, Neil Young, Shakira, Debbie Harry dhe Justin Timberlake.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing