Zeusi, i njohur si qeni më i gjatë në botë, ka ngordhur ditë më parë, ka shkruar Skynews.
Pronarët e tij thanë se qeni ngordhi si pasojë e komplikimeve gjatë trajtimit së kancerit në eshtra.
Gjatësia e tij ishte 1.046 metra, e kjo ishte verifikuar edhe nga Libri i Rekordeve Guinness.
“Zeusi me të vërtetë ishte qen i veçantë. Ishte i butë, i dashur, shumë kokëfortë, por gjithmonë i lumtur që shihte familjen e tij dhe kishte shumë miq në aventurat e tij. Zeusi përmbushi shumë jetë në tri vjetët e shkurtra. I kishte mjekët dhe infermierët më të mirë që punonin gjatë gjithë kohës për ta ndihmuar, por në fund ai ishte shumë i sëmurë”, ka deklaruar Donnie Davis, vajza e pronarit të qenit.
Ende nuk dihet se kush do ta trashëgojë rekordin e gjatësisë.