Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rita Ora dhe “Primark” me koleksion të përbashkët

Muzikë  |  14.09.2023 Ora 9:42   
Bashkëpunimet janë bërë jashtëzakonisht të rëndësishme për kompaninë e modës “Primark” këto vjetët e fundit, duke krijuar gjithnjë e më shumë koleksione me persona të famshëm.

Bashkëpunimi i tyre i fundit i kësaj natyre vjen me superyllin botëror të muzikës pop, Rita Ora.

Koleksioni i cili do të shitet në 430 dyqane “Primark” nga 19 shtatori, është dizajnuar rreth një vizioni multi-funksional, bazuar në stilin personal dhe unik të Ritës, me veshje të përshtatshme për ditën dhe natën.

Drejtuesit e “Primark” kanë deklaruar se ky është bashkëpunimi i tyre i parë ndërkombëtar, si dhe bënë të ditur se marrëveshja që e kanë krijuar me yllin e muzikës me prejardhje kosovare do të jetë më e gjatë.

Sipas tyre, “Rita Ora x Primark” është një koleksion që bënë bashkë vizionin kreativ të Ritës me dashurinë e saj prej kohësh për “Primarkun”.

Procesi i realizimit të kreacioneve ka zgjatur pothuajse dy vjet dhe të gjitha veshjet janë dizajnuar për t’u bërë elementë kryesorë i një gardërobe të pëlqyer sezon pas sezoni. Materialet e përdorura janë të ndryshme, duke iu përshtatur veshjeve ditore dhe atyre për mbrëmje. Po ashtu përfshinë dhe aksesorë të veçantë dhe të bukur.

“Gjithë jetës kam dashur të dukem me stil dhe si e re nuk do të mund ta arrija këtë qëllim pa ndihmën e dyqaneve ‘Primark’, ku i siguroja veshjet e mia. Aty mund të blija veshje fantastike brenda buxhetit tim. Dhe në fakt atëherë mësova të bëhem kreative me modës”, deklaroi Ora rreth koleksionit.

Artikuj të tillë si bluzat me kapelë përmbajnë gjithashtu simbole personale të Ritës, me referenca për albumin e saj të publikuar së fundmi, “You & I”.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing