Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Messi me supergol nga goditja e lirë i jep fitoren Argjentinës ndaj Ekuadorit

Sport  |  08.09.2023 Ora 9:21   

Kombëtarja e Argjentinës i ka nisur me fitore 1-0 ndaj Ekuadorit, kualifikueset e Amerikës së Jugut për Kupën e Botës dhe vendimtar ishte ylli i skuadrës, Lionel Messi me një gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë.

Përfaqësueset e Amerikës së Jugut (CONMEBOL) kanë filluar ndeshjet kualifikuese Kupën e ardhshme të Botës që do të zhvillohet pas tre vitesh në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Goli i vetëm dhe vendimtar u shënua nga ylli i ekipit, Messi, i cili ishte i papërmbajtshëm në minutën e 78-të të ndeshjes.

Messi shënoi një supergol nga një goditje e dënimit prej pak më shumë se 20 metrave duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit ekuadorian.

Edhe pse ka fituar Botërorin e fundit me Argjentinën e tij, Messi tregoi se nuk dëshiron të ndalet me kaq. Përkundrazi, nisi një cikël të ri kualifikimi në Botëror dhe e bëri në mënyrën e duhur.

Dy ndeshje të tjera kualifikuese u luajtën në Amerikën e Jugut dhe pikët e para i fitoi Kolumbia, e cila fitoi 1:0 ndaj Venezuelës në shtëpi. Paraguai dhe Peruja luajtën një ndeshje pa gola.

Ndryshe, ka gjashtë vende automatike që shkojnë në Kupën e Botës nga Amerika e Jugut, ndërsa një tjetër do të ketë shansin për t’u kualifikuar përmes “play-off”-it ndërkontinental.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing