Steve Harwell, këngëtari kryesor i grupit amerikan “Smash Mouth” ka vdekur në moshën 56-vjeçare, raportoi të hënën BBC-ja.
Menaxheri i grupit ka njoftuar se Harwell ishte në fazat e fundit të dështimit të mëlçisë dhe po merrte kujdesin e fundit të jetës në shtëpinë e tij.
Nëpërmjet një deklarate, Robert Hayes tha se Harwell vdiq në shtëpinë e tij në Idaho, "i rrethuar nga familja dhe miqtë".
Smash Mouth pati disa hite në vitet 1990 dhe 2000 me All Star, Walkin' on the Sun dhe I'm a Believer.
Harwell u tërhoq nga grupi në 2021 për çështje të shëndetit fizik dhe mendor.
Muzikanti, i cili luftoi me alkoolizmin, u diagnostikua me sëmundjen e zemrës, kardiomiopati në vitin 2013 dhe më pas një gjendje neurologjike që ndikoi në kujtesën dhe të folurit e tij.