Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sa i përket arsyes pse ajo nuk mund të shkonte për t’u takuar me princeshën, Parton u përgjigj me shaka.
“Ajo nuk do ta promovonte albumin tim të zhanrit rock kështu që unë duhej të thosha jo”, ka thënë 77-vjeçarja.
“Unë i dua njerëzit, ndjenjën e Londrës”, ka deklaruar ajo më pas duke thënë se “për fat të keq” nuk ka shumë kohë për të parë qytetin, pasi është atje për biznes.
Ftesa mbretërore është vetëm shembulli më i fundit i një viti të jashtëzakonshëm për legjendën e muzikës ‘country’. Në nëntor, Parton pritet ta publikojë albumin e ri, të parin e saj në zhanrin rock. Më parë këtë muaj, bëri bujë të madhe kur lansoi “Let It Be”, një ‘cover’ që ajo bëri për albumin e fundit me grupin Beatles, Paul McCartneyn dhe Ringo Starr. Ajo gjithashtu ka tërhequr vëmendjen për veprat e vazhdueshme bamirëse.