Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rita Ora: Nuk e pashë që flamuri ishte serb, jam shqiptare krenare e Kosovës

Muzikë  |  28.08.2023 Ora 9:39   

Këngëtarja 32-vjeçare me famë botërore, Rita Ora, ka reaguar pas perfomancës së saj të shtunën mbrëma në Festivalin e të Rinjve në Szeged, ku u paraqit me një flamur serb.

Nëpërmjet një deklarate për media, këngëtarja ka sqaruar se flamuri i është dhënë nga një adhurues, për të cilin nuk e ka ditur se cilit shtet i përket derisa ka dalë nga skena.

“Nuk e kam parë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte flamur serb dhe jo hungarez”, thuhet në reagimin e saj.

Ajo më tej është shprehur krenare që është shqiptare e Kosovës dhe se nuk ka pasur qëllim mosrespektimin e vendit prej nga vjen.

“Përderisa i mbështes të gjithë fansat e mi nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëjë shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës dhe nuk e kisha për qëllim të mos respektoja trashëgimin time, ose të mërzisja popullin apo familjen time”, ka thënë ajo.

Gjesti i këngëtares ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing