Superylli i popit Madonna u kthye nga frika e saj e fundit shëndetësore për të festuar ditëlindjen e 65-të në një festë në Portugali. Pretendohet se ajo organizoi festën për ta prezantuar të dashurin e ri i cili quhet Josh.
Këngëtarja u pa duke pozuar me të gjatë festës, pamje të së cilës u publikuan në Instagram.
Ylli i “Like A Virgin” ndau edhe pamje filmike nga nata e madhe dhe shkroi në një postim në faqen e rrjeteve sociale: "Është fantastike të jesh gjallë ... dhe e mahnitshme të jem në gjendje të vesh këpucët e mia të vallëzimit dhe të festoj ditëlindjen time! Jam shumë mirënjohëse. Faleminderit Lisbonës dhe të gjithë atyre që e bënë të mundur".
Në videon e saj, familja u pa duke shijuar udhëtimet me varkë së bashku dhe duke kalëruar kuaj në plazh.
Ajo besohet të ketë filluar të dalë me Joshuan në fillim të vitit pasi ai filloi trajnimin e djalit të saj David. Ai besohet gjithashtu se e ka mbështetur atë që nga hospitalizimi i saj në qershor pas zhvillimit të një infeksioni të rëndë bakterial.