Dy raste të abuzimit seksual kundër Michael Jackson janë ringjallur.
Sipas dokumenteve të gjykatës të siguruara nga The New York Times, një gjykatë apeli në Kaliforni vendosi të premten se dy burra që kanë akuzuar këngëtarin e ndjerë të Thriller se i ka abuzuar seksualisht me fëmijë, do të mund të rifillojnë paditë e tyre kundër kompanive të Jackson.
Wade Robson, 40 vjeç dhe James Safechuck, 45 vjeç, kanë pretenduar se punonjësit e MJJ Productions Inc dhe MJJ Ventures Inc kanë qenë bashkëpunëtorë në abuzimin seksual të Jackson ndaj tyre kur ishin fëmijë.
Paditë e Robson dhe Safechuck pretendonin se punonjësit vepruan si "bashkë-konspiratorë, bashkëpunëtorë, për abuzimin kur ata duhet të kishin një "detyrë kujdesi" për të mbrojtur djemtë nga ai.
MJJ Productions Inc dhe MJJ Ventures Inc tani janë në pronësi të pasurisë së Jackson, e cila ka mohuar edhe një herë që këngëtari e ndjerë ka abuzuar me djemtë.
Një avokat për pasurinë, Jonathan Steinsapir, tha pas vendimit të së premtes, “Ne mbetemi plotësisht të bindur se Michael është i pafajshëm për këto akuza, të cilat janë në kundërshtim me të gjitha provat e besueshme dhe vërtetimin e pavarur”. Avokti shton se ata janë motivuar vetëm nga paratë.