Lilly Allen ka kujtuar historinë e humbjes së virgjërisë në moshën 12-vjeçare teksa ishte me pushime me familjen e saj në Brazil.
Këngëtarja e këngës Smile, tani 38 vjeç, rrëfeu historinë gjatë një episodi të fundit të podcast-it të Alan Carr's Life's a Beach.
"Unë e humba virgjërinë time me një djalë të quajtur Fernando në Brazil dhe nuk fola më me të," ndau Lily me humoristin. "Unë në fakt u zhduka. Shkova në dhomën e tij të hotelit, isha me pushime me babin dhe vëllain tim dhe padyshim që nuk u ktheva në dhomën time dhe fjeta me të deri në mëngjes."
Ajo zbuloi se pasi që ishte “zhdukur” babai i saj kishte thirrur policinë.
"Policia kontrolloi në të gjithë hotelin," shpjegoi Lily.’ Njerëzit menduan se jam mbytur kurse un nuk kisha zemër t’ju tregoja se – Jo nuk jam mbytur, thjesht po humbja virgjërinë".
Lily Allen e cila tani është i martuar me aktorin e Stranger Things, David Harbor dhe ka vajzat Ethel, 11 vjeç dhe Marnie, 10, me ish-bashkëshortin Sam Cooper - e quajti përvojën "pak traumatike".
“Nuk kam bërë seks për pak kohë pas kësaj”, ka rrëfyer ajo.