Lionel Richie tërboi fansat duke anuluar një koncert një orë pas fillimit dhe duke fajësuar motin e keq.
Këngëtari i “All Night Long” do të luante në një shfaqje në Madison Square Garden të shtunën. Koncerti u anulua, me Richie që deklaroi se avioni i tij nuk ishte në gjendje të ulej në Nju Jork për shkak të shiut.
“Për shkak të motit të ashpër dhe pamundësisë për të zbritur në NY dhe zonat përreth, nuk mund të shkoj në shfaqjen sonte”, shkroi ylli në Twitter në orën 20:31.
Ai më pas njoftoi se shfaqja do të zhvendoset për të hënën, duke shkruar: "Jam shumë i mërzitur. Ne po e ricaktojmë shfaqjen për të hënën, 14 gusht. Mezi po pres të performojmë për të gjithë ju. Biletat për shfaqjen e sonte janë të vlefshme për shfaqjen në e hënë”.
Megjithatë, fansat që kishin ardhur nga jashtë qytetit për të parë yllin ishin ende të zemëruar për faktin se koncerti u anulua.