Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, po përballet me një padi multi-milion dollarëshe për përdorimin pa të drejta të autorit të një pjese në këngën e saj Levitating.
Akti ligjor është ngritur nga muzikanti Bosko Kante, i cili pretendon se ylli e ka përdorur një incizim muzikor të krijuar nga ai pa lejen e tij.
Dua Lipa nuk është përgjigjur për rastin.
Levitating është një nga këngët më të famshme të Dua Lipës nga albumi “Future Nostalgia”.
Padia e ngritur në Los Angeles pretendon se Bosko ka të drejtë për më shumë se 20 milionë dollarë.
Padia thotë tutje se Lipa kishte leje ta përdorte incizimin në këngën origjinale por jo në remixe. Pretendon se këngëtarja e ripërdori pjesën pa lejen e autorit.