Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një studim sugjeron se ndryshimet e vogla në zakonet e gjumit midis ditëve të punës dhe ditëve të pushimit mund të çojnë në ndryshime jo të shëndetshme te bakteret në zorrë.
Kjo mund të jetë pjesërisht rezultat i njerëzve që ushqehen pak më keq, zbuluan studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar.
Gjumi me ndërprerje të shpeshta dihet se ka një ndikim negativ në shëndet.
Mbajtja e kohës së gjumit dhe kohës së zgjimit në konsistencë dhe ngrënia e një diete të ekuilibruar mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut për sëmundje, raportoi BBC.
Studimi i afro 1.000 të rriturve nga shkencëtarët e Kings College London zbuloi se edhe një ndryshim prej 90 minutash në mes të gjumit gjatë një jave normale mund të ndikojë në llojet e baktereve që gjenden në zorrën e njeriut.
“Ushqyerja e keqe mund të inkurajojë speciet e mikrobiotave që kanë lidhje të pafavorshme me shëndetin tuaj," tha Kate Bermingham, autore studimi dhe shkencëtare e lartë e të ushqyerit në kompaninë e shkencave shëndetësore “Zoe”.
Të shkosh të flesh dhe të zgjohesh në kohë shumë të ndryshme gjatë javës, krahasuar me fundjavën, njihet si të kesh ushqyeshmëri të keqe.
Kjo dukuri mendohet se prek më shumë se 40% të popullsisë së Mbretërisë së Bashkuar, thotë studimi, dhe është më e zakonshme tek adoleshentët dhe të rinjtë e rritur, pastaj ndalet gjatë plakjes.
Pjesëmarrësve në këtë studim iu analizua gjumi dhe analizat e gjakut, mostrat e fecesit, pastaj mblodhën dhe regjistruan gjithçka që hanin në një pyetësor ushqimor.
Ata që kishin ushqyershmëri të dobët (16%) kishin më shumë gjasa të hanin patate, duke përfshirë patatet e skuqura, plus pijet e sheqerosura dhe më pak fruta e arra.
Studime zbuluan se ushqimi i keq ishte i lidhur me shtimin në peshë, sëmundjet dhe lodhjen mendore.
“Gjumi i dobët ndikon në zgjedhjet dhe njerëzit dëshirojnë më shumë karbohidrate ose ushqime të sheqerosura”, thotë Bermingham.
Një dietë jo e shëndetshme mund të ndikojë pastaj në nivelet e baktereve specifike në zorrë.
Studiuesit zbuluan se tre nga gjashtë llojet e mikrobiotave që ishin më të bollshme në zorrët e grupit që ushqeheshin keq janë të lidhura me cilësinë e dobët të ushqimit, obezitetin dhe nivelet më të larta të inflamacionit dhe rrezikut të goditjes në tru.
Marrëdhënia midis gjumit, dietës dhe baktereve të zorrëve është e komplikuar dhe ka ende shumë për të zbuluar, thotë ekipi kërkimor.
"Mbajtja e modeleve të rregullta të gjumit, kështu që kur shkojmë në shtrat dhe kur zgjohemi çdo ditë, është një sjellje jetese lehtësisht e rregullueshme që mund të bëjmë të gjithë, që mund të ndikojë në shëndetin tuaj nëpërmjet mikrobiomit tuaj të zorrëve për mirë", thotë Sarah Berry, nga “King's College London”.