Offset ka pranuar se ka akuzuar në mënyrë të rreme gruan e tij Cardi B për tradhëti.
Gjatë një paraqitje të së hënës në podkastin "Way Up With Angela Yee", reperi i Migos rrëfeu se kishte pirë kur akuzoi gruan e tij për tradhti përmes rrjeteve sociale në qershor.
Offset kujtoi se çifti u grind përderisa ai ishte i dehur me tequila Casamigos.
“Unë e dua gruan time në fund të ditës... Por ajo është e çmendur, burrë.” – shtoi reperi në intervistë.
Cardi dhe Offset u martuan në shtator 2017 dhe kanë dy fëmijë; Kulture, pesë, dhe Vala, 22 muaj. Offset është gjithashtu baba i tre fëmijëve të tjerë nga marrëdhëniet e mëparshme.