Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Doja Cat humb 180 mijë ndjekës në Instagram

Muzikë  |  26.07.2023 Ora 11:41   
 

Doja Cat po humb ndjekësit e saj pasi ajo po i degradon fansat me fjalë fyese

Fituesja e “Grammy”, Doja Cat ka filluar të ndihet keq pas disa muajsh pasi ajo i degradonte fansat e saj lidhur me përkushtimin e tyre ndaj saj dhe dy albumeve të saj të fundit pop.

27-vjeçarja problematike jo vetëm që çaktivizoi llogarinë e saj në aplikacionin “Threads” këtë fundjavë, por ajo edhe ka humbur 188,644 ndjekës në Instagram në katër javët e fundit - sipas Hype Auditor.

Tre nga fansat e Doja Cat (lindur Amala Ratna Zandile Dlamini) kanë çaktivizuar llogaritë e tyre në Twitter “The Kittens Room”, “Doja HQ”, dhe “Doja Cat News”, pasi ajo u tha atyre të 'gjenin një jetë, të gjenin një punë dhe të ndihmonin prindërit me shtëpinë'. Dukke lënë të nënkuptohet se Doja nuk po do që fansat e saj të merren me të, shkruan Daily mail.

Kur një fanse theksoi se si reperja mbajti një sondazh zyrtar në Twitter më 2020 rreth emërtimit të fansave të saj “koteleve” apo “këlysh”. Doja tallej për atë sondazh duke thënë: “e bëra sondazhin kur isha adoleshente alkoolike” por ajo ishte teknikisht 24 vjeçe.

Reagimi në rritje nuk mund të çojë në më shumë shitje biletash për turin e Doja Cat, “The Scarlet Tour”, e cila fillon natën e Halloweenit në Chase Center në San Francisko.

Kur Central LA Area New High School njoftoi turneun e saj të parë në arenë si kryetitull më 30 qershor, fansat e saj në Instagram i quajtën koncertet një “shfaqje të adhurimit të djallit” dhe “ritual sakrifice” për shkak të artit të saj të turneut të tretur në gjak.

“Vajzë, as që besoj se nuk do të dorëzohesh në minutën e fundit', komentoi shfrytëzuesi i Instagramit @jennaleclerc.

Doja Cat e cila ka dalë me muzikantin J. Cyrus që nga nëntori, pranoi se e kalon pjesën më të madhe të kohës së saj si një “e vetmuar” në shtëpinë e saj 2.2 milion $ në Beverly Hills.

Këngëtarja e cila gati e la industrinë e muzikës vitin a kaluar, më parë ishte e detyruar të kërkonte falje për përdorimin e saj të shpifjeve homofobike për të sulmuar reperët Tyler, The Creator dhe Earl Sweatshirt në vitin 2015, si dhe duke qëndruar në dhomat e bisedave të ekstremit të djathtë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing