Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Victoria Beckham nxit spekulime për ribashkimin e “Spice Girls”

Muzikë  |  26.07.2023 Ora 11:39   
 

Victoria Beckham ka ngjallur spekulime se ajo është e vendosur për t'u ribashkuar me “Spice Girls” pasi këndoi “Say You'll Be There” në karaoke në Miami

E ashtuquajtura “Posh Spice” nuk u ribashkua me shoqet e saj të grupit, Melanie C, Geri Horner, Mel B dhe Emma Bunton për turneun e tyre të rikthimit në vitin 2019.

Megjithatë, ajo u pa duke kënduar klasiken e viteve 90-ta ndërsa bashkëshorti i saj në pension David vallëzoi pranë saj në SHBA në fundjavë.

Dhe në një titull të fshehtë në rrjetin social TikTok, ajo la të kuptohej se ata mund të ribashkohen si grup, pavarësisht se një burim i brendshëm kohët e fundit ka shpërndarë një raport se stilistja e modës është vendosur për t'u bashkuar me shoqet e saj të grupit në Glastonbury vitin e ardhshëm për të shënuar 30-vjetorin e tyre.

Ajo shkroi poshtë klipit: “Ngrohja e vokalit në Miami! Më shumë për të shfaqur në të ardhmen!!"

Gjithashtu, “Spice Girls” e ripostuan videon dhe thanë: “nëse njëherë je një spice girl mbetesh gjithmonë një spice girl”.

Një burim i afërt me “Poshin” e famshëm këmbënguli se ajo do të preferonte të përqendrohej në etiketën e saj të modës.

Megjithatë, Victoria nuk ka përjashtuar një "paraqitje kremtuese" të veçantë me shoqet e grupit Geri, Mel, Melanie dhe Emma, edhe pse ajo nuk do të këndojë domosdoshmërisht.

Një burim i tha gazetës “Mail on Sunday” javën e kaluar: “Glastonbury është ndoshta koncerti më i mirë në planet, por Viktoria nuk do të shkojë vitin tjetër”.

"Ajo i ka skalitur vetes një karrierë si stiliste mode në të cilën ka futur gjak, djersë dhe lot, kështu që të kënduarit është diçka që ajo duhet ta mendoj mirë. Mjerisht ajo është tallur jashtë mase kur ka kënduar në të kaluarën. Ajo është një person tjetër tani. Ajo shikon prapa me dashuri në vitet e saj në ‘Spice Girls’ ato vite ishin shumë të veçanta për të, kështu që ajo nuk ka përjashtuar një festim bashkë me to”. Ka thënë ky burim.

Victoria do të marrë pjesë në një dokumentar të bërë nga regjisori i 'Star Wars' J.J. Abrams që do të tregojë historinë e rritjes së famës së grupit “Spice Girls” në vitet 1990 dhe do të shfaqë intervista dhe materiale të padukshme nga arkivat e tyre personale.

Ylli nuk u bashkua me “Spice Girls” në turneun e tyre në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2019, dhe shpjegoi se vendimi për të anashkaluar i mori shumë "guxim".

Victoria tha për Vogue: "M'u desh shumë guxim të mos shkoja përsëri në turne me “Spice Girls”, duke shtuar se: 'E di, nuk po e bëj sepse gjërat ndihen ndryshe tani, jo si më parë."/koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing