Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kosova në Danimarkë me synim për fitore

Sport  |  26.07.2023 Ora 10:49   

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll kthehet në Naestved të Danimarkës me synim për rezultat dukshëm më të mirë se në ndeshjen e parë të zhvilluar në këtë qytet. Të mërkurën prej orës 18:00, Kosova luan me Danimarkën në kuadër të rundit të tretë parakualifikues për Eurobasket 2025.

Danimarka vlerësohet rivalja e madhe e Kosovës në garën për vendin e parë në Grupin H. Vetëm vendi i parë në grup siguron kalimin në kualifikimet e rregullta. Ky është synimi i madh i Kosovës, por edhe i Danimarkës, që në letër llogaritet favorite.

Përfaqësuesja e tretë në grup është Zvicra, që tashmë i ka dy humbje. Të mërkurën e kaluar, Kosova fitoi në Prizren ndaj Zvicrës me rezultat 76:49. Të shtunën, zviceranët pësuan 60:46 nga Danimarka në Fribourg të Zvicrës. Kështu gara për vendin e parë është mes Danimarkës dhe Kosovës.

Kosova e Danimarka janë përballur edhe në raundin e parë të parakualifikimeve. Në Prishtinë, më 28 nëntor të vitit 2021, Kosova kishte fituar 78:73. Më 30 qershor 2022 në Naestved, Danimarka kishte fituar bindshëm ndaj Kosovës, 105:71. Në fund, Danimarka fitoi grupin dhe Kosova mbeti e treta. Danimarka kaloi në rundin e dytë të parakualifikimeve ku nuk kishte ndonjë sukses dhe vazhdon tani në raundin e tretë. Kosova nuk e kishte të drejtën e paraqitjes në raundin e dytë dhe biletën për fazën tjetër po e kërkon në raundin e tretë.

Basketbollistët e Kosovës të martën pasdite kanë stërvitur në Naestved. Sipas njoftimit të FBK-së, stërvitja shkoi sipas planit dhe të gjithë lojtarët kanë dhënë maksimumin. Në përfaqësuese është kthyer Erjon Kastrati, që mungoi ndaj Zvicrës për shkak të një lëndimi.

Lojtari më i rrezikshëm i Danimarkës vlerësohet Iffe Lundberg. Ai është pjesë e skuadrës së Euroligës, Virtus Bologna, ndërsa ishte te Phoenix Suns në NBA.

“Ne jemi mobilizuar, por shumë të mobilizuar janë edhe danezët. Kanë një lojtar në nivel të lartë dhe disa qendra të mira. Kemi punuar për të ndalur anët e forta të danezëve”, ka thënë Drilon Hajrizi, që ndaj Zvicrës ishte më i miri te Kosova.

Me lojë të mirë ishte shquar edhe qendra Dardan Kapiti.

“Atmosfera në ekip është shumë e mirë. Të gjithë jemi të motivuar, sidomos pas fitores ndaj Zvicrës. Por assesi të relaksuar. Janë edhe tri ndeshje që duhet fituar”, ka thënë Kapiti.

Ndeshja në Danimarkë mund t’i jep kahe kampanjës së Kosovës. Mund të jetë ndeshja vendimtare e këtij cikli kualifikues.

Të shtunën, Kosova luan në udhëtim ndaj Zvicrës. Më 5 gusht, në ndeshjen përfundimtare të këtij cikli, Kosova e pret Danimarkën në Prizren. Gjasat janë të mëdha që ajo ndeshje të jetë vendimtare. Por shumë do të varet nga paraqitja e së mërkurës në Danimarkë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing