Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Këngëtari ëill.i.am. ka deklaruar se dëshiron të punojë sërish me pop yllin, Britney Speras. Dyshja ka vetëm disa ditë që e publikoi bashkëpunimin e ri e titull, “Mind Your Business”, dhe tani Will thotë është i gatshëm të jetë në dispozicionin e Spearsit për të incizuar muzikë së bashku.
“Çfarëdo, sido dhe kurdo, Britney, unë jam këtu për ty. Ajo është një person shumë i këndshëm për të punuar me të dhe një njeri fantastik. Unë gjithmonë do të jem në dispozicion për të”, deklaroi këngëtari për revistën “Variety”.
Britney dhe will.i.am në të kaluarën kanë punuar së bashku në këngën e vitit 2012, “Scream and Shout”. Ai zbuloi se ishte adhurues i madh i këngëtares prej vitit 2003, kur u lansua hiti “Toxic”.
“Më 2007-n, grupi ‘Black Eyed Peas’ interpretoi në festivalin ‘Rock in Rio’ ku ajo ishte ndër performueset kryesore. Në atëkohë unë u shndërrova në adhurues të madh të Britneyt për shkak të këngës ‘Toxic’. Ajo këngë ma ka ndryshuar jetën në aspektin se si shkruaj dhe si konkurroj në këtë zhanër muzike. Dhe ia thash edhe asaj. Gjithçka është e përkryer, kënga, melodia, teksti muzika, madje edhe zërat përcjellës. E kam studiuar mirë atë këngë, strukturën e saj dhe mënyrën se si Britney e interpreton. Vërtetë e përkryer. Kështu përfundova duke u bërë adhurues i përjetshëm i saj”.
Në fund, këngëtari tregoi se është i lumtur dhe mezi po e pret rikthimin e përhershëm të Britneyt në muzikë. Sipas tij, ajo është jashtëzakonisht inspiruese dhe ka shumë për t’i ofruar industrisë.