Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Fansat dëshpërohen me çmimet e bluzave Nirvana që po shiten nga YSL

Muzikë  |  21.07.2023 Ora 11:28   
 

Marka luksoze Saint Laurent po shet padyshim mallrat më të shtrenjta në botë Nirvana dhe fansat nuk janë të kënaqur.

Ato vijnë në koleksionin e ri “Vintage” dhe përmban bluza të ndryshme të frymëzuara nga Kurt Cobain, me çmim nga 990 deri në 4,450 dollarë. Më e shtrenjta është bluza e zezë e zbehur e cila mban veprën artistike të albumit të grupit të vitit 1992 “Incesticide”.

Ndërsa është e qartë se çmimet e Saint Laurentit janë të larta, është e rëndësishme të theksohet se bluzat e Nirvanas nuk prodhohen nga marka, vetëm shiten nga ajo.

Shumë fansa të grupit e quajtën hipokrizi çështjen e çmimeve të markës duke e lidhur me emrin e Kurt Cobainit, shkroi NME.

“Kurt u nervozua me çmimet e biletave prej 50 dollarë, ai do të ishte edhe më i nervozuar këtë herë”, shkroi dikush.

“YSL po shet bluzën Nirvana për 4,000 dollarë? Kjo është e kundërta e asaj që do të donte Kurt”, shkroi tjetër kush.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing